Orban: Ne po ndërtojmë një demokraci të krishterë, ligje të forta ndaj emigrantëve

Kliko per me shume info

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se qeveria e tij e re do të sjellë së shpejti rregulla të forta kundër emigracionit.

“Ne po ndërtojmë një demokraci të krishterë”, tha Orban për radio publike. “Ne do të mbrojmë kulturën e krishterë dhe nuk do ta dorëzojmë vendin tek të huajt”, tha Orban.

Kliko per me shume info

Ai caktoi ministrin e Brendshëm Sandor Pinter dhe ministrin e Ekonomisë Mihaly Varga si zëvendëskryeministra dhe njoftoi se do të marrë një qëndrim të ashpër kundër BE-së mbi buxhetin e ardhshëm të bllokut, raporton Reuters.

Partia Fidesz e drejtuar nga Orban fitoi një shumicë parlamentare prej dy të tretash, gjatë zgjedhjeve të zhvilluara muajin prill, duke bërë kështu të mundur miratimin e ligjeve të mëdha./Oranews/

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here