U kishte para borxh, e rrëmbejnë me makinë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim

Aktualitet

Një person është arrestuar këtë të hënë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për akuzën: heqje e paligjshme e lirisë

Gj.Q. 30 vjeç, banues në Yzberish (Tiranë) u vu në pranga, ndërsa u bë shpallja në kërkim policor e vëllezërve J.N. dhe Xh.N., të dy banues në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të 30-vjeçarit tashmë të arrestuar, e kanë marrë pa dëshirë në mjet K.P., 33 vjeç, banues në Durrës.

Arsyeja, sipas të njëjtave burime, dyshohet se ishte një borxh i pakthyer që K.P., banues në Durrës, i ka dy vëllezërve, tashmë në kërkim policor.

ME TE LEXUARAT