Tarifa në Rrugën e Kombit, shtyhet ende afati

Aktualitet

rrugVendosja e një tarife për qarkullimin ne Rrugën e Kombit është shume e nevojshme për mirëmbajtjen e saj, por ky proces ka kosto politike për çdo qeveri, ndaj vendosja e saj shtyhet gjithmonë ne kohe. Edhe pse gjate muajit prill Ministria e Transporteve ka pritur ofertat nga kompanitë për marrjen me koncesion te rrugës, hapja e tyre dhe përcaktimi i fituesit është shtyre për pas zgjedhjeve. Ne fazën e pare janë kualifikuar dy kompani, por përzgjedhja e fituesit do te zgjasë deri ne fund te vitit. Një situate e pritshme kjo, pasi një takse e re për qytetaret qe do te kalojnë ne këtë rruge tani ne periudhe zgjedhore, duket e pamundur te aplikohet.

ME TE LEXUARAT