Pas Rrugës së Kombit, pagesë edhe në akse të tjera, ja cilat janë ato

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, qytetarët do të paguajnë për të kaluar edhe në akse të tjera.

I ftuar në studion e Opinion, Rama nuk përmendi konkretisht rrugët ku do paguhet, por la të kuptohet se cilat janë ato, duke thënë se kanë nevojë shumë lekë për tu përfunduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, rruga Tiranë-Elbasan, Qukës-Qafëplloçë, kërkojnë shumë investime, paratë cilat buxheti i shtetit nuk i ka, çka do të thotë se janë lëvizja e radhës për vendosjen e pagesës dhe përfundimin e tyre./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT