U arrestua nga policia për kokainë, por gjykata merr vendimin ekstrem për “Stresin”

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga burgu të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi.

Gjyqtari i gatshëm ka vendosur që të lirojë Stresin për hetim në gjendje të lirë.

Avokati i tij tha në gjykatë se këngëtari nuk ka shitur, shpërndarë dhe as konsumuar lëndë narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gjykatë bashkë me Stresin ishin edhe dy persona të tjerë të cilët mendohet se e kanë pasur lëndën narkotike.

Gjatë seancës këngëtari i muzikës rep, nuk ka bërë asnjë koment në gjykatë por ka kërkar ashtu si avokati, hetimin në gjendje të lirë.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Stresi arrestohet nga policia gjate viteve te fundit pasi uniformat blu i kane vene prangat edhe tri here te tjera por ne dy raste ai eshte arratisur./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT