Do të luajë apo jo Ramos në gjysmëfinale? UEFA merr vendimin

Sport

Përfundimisht, Komisioni Disiplinor i UEFA-s nuk do të hapë procedura kundër Sergio Ramos, për shkak se kapiteni i “Los Blancos” u pa në tunelin e stadiumit dhe afër stolit të të tijve gjatë çerekfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit, edhe pse ishte i pezulluar me kartonë.

Sipas raporteve të “Iusport” dhe “Cope”, qeveria europiane e futbollit e kupton se sjellja ishte e saktë dhe kapiteni i Real Madridit nuk do të sanksionohet. Kështu, Ramos do të luajë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Emilio Butragueño, drejtor i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, konfirmoi vendimin pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, ku Real Madridi mësoi përballjen e madhe me Bayern Munich.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në klubin e bardhë pritej të mos kishte dënim, sepse në Kodin Disiplinor të UEFA-s dhe rregulloret e Ligës së Kampionëve nuk ka detaje specifike nëse një lojtari të pezulluar i ndalohet të hyjë në tunel dhe dhomat e zhveshjes, ose jo. UEFA, pas marrjes së raportit të të deleguarit në ndeshje, gjermanit Rainer Koch, ka vendosur të mos fillojë procedurën disiplinore ndaj kapitenit të Real Madridit.

ME TE LEXUARAT