Eli Fara rrëfen sakrificën e madhe për Marinën

Showbiz

Këngëtarja e njohur Eli Fara sot ka qenë e ftuar në Kurthin e Piter Panit, ku fëmijët e kanë pyetur edhe për vajzën e saj Marinën.

Vajza e njohur e këngëtares, aq e pëlqyer dhe e komentuar edhe në rrjetet sociale, ka madje edhe më shumë fansa se e ëma: “Sepse është më e bukur se unë” – i përgjigjet kësaj pyetjeje këngëtarja, por pa ia lënë mënjanë Marinës edhe shpirtin e bukur: “Unë e kam kaluar jetën me Marinën, ajo ka një shpirt dhe mendje më të bukur se pamja e saj dhe për këtë jam krenare.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por cila është sakrifica më e madhe që Eli ka bërë për të bijën, ishte pyetja e radhës nga fëmijët.

Natyrisht, ka pasur shumë të tilla thotë ajo, por nëse do ta universalizonte, do të përgjigjej: “Sakrifica më e madhe është që unë ia kushtova jetën asaj” – tha artisja duke u shoqëruar pas kësaj përgjigjeje me duartrokitjen e të gjithëve.

ME TE LEXUARAT