Zbulohet porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku, kapo i krimit në Fier e Vlorë

Kliko per me shume info

Prokuroria për Krimet e Rënda ka shpallur ne kerkim një person të dyshuar si porositës te vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, ne atentatin e ndodhur mbrëmjen e 8 prillit 2017 në Tiranë.

Shtetasi Bledar Jambelli, nga Fieri, person i skeduar më herët nga drejtësia per te pakten dy vrasje, eshte personi qe mendohet se ka porositur vrasjen. Jambelli akuzohet se ka qene personi që ka kontraktuar Mikel Shallarin, te vetmin e arrestuar deri tani te cilit i ka kerkuar për të vrarë komisarin Cuku.

Kliko per me shume info

I dyshuari si porositës është shpallur në kërkim, bazuar në një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë ne prill 2018 pas deshmise se dhene nga Mikel Shallari, i arrestuari i cili tashme ka marre statusin e bashkepunetorit te drejtesise.

Mendohet se Jambelli mund të jetë larguar jashtë vendit. Vrasja e komisarit Cuku ka ndodhur për shkak të detyrës së tij në Policinë e Shtetit pasi kur ishte në krye të Policisë së Vlorës në vitin 2012, ka arrestuar Bledar Jambellin, si të dyshuar për dy vrasje të ndodhura në qytetin bregdetar te Vlores.

Përpos dyshimeve per vrasjen e dy personave tek Pusi i Mezinit, ai mundi të fitojë lirinë, por duket se ka lënë të hapur konfliktin me Cukun. Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se ekzekutori i tij është Mikel Shallari, i cili po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai u identifikua nga ADN-ja e gjetur në rrobat e përdorura prej tij në vrasje, ndërsa pas arrestimit ai pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë. Organi i akuzës është në prag të mbylljes së hetimeve për këtë dosje.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here