U arratis nga mali, policia: Si u arrestua në Kosovë vrasësi më i kërkuar i momentit në Shqipëri

Aktualitet

Policia e Tiranes publikoi detaje nga arrestimi i shtetasit Kastriot Gjuzi ne Kosove diten e djeshme, person i kerkuar per vrasjen e te riut Marjo Majollari.

Burimet nga policia thane se shkëmbimi i informacionit në kohë reale mes Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës si dhe falë gatishmërisë së Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar, çoi në kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Marjo Majollari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare të Kosovës, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim nga Policia Shqiptare:

- Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.04.2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku u vra me armë zjarri shtetasi M.M.

Shtetasi i mësipërm me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në “Republikën e Kosovës”, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkepunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprat penale të ”Vrasjes për gjakmarrje” dhe ”Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT