Nis kontrolli mbi subjektet e autoriparimeve dhe transportit rrugor, “Merrni masa!”

Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në zbatim të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 "Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to", për të eliminuar konkurrencën e pandershme, informalitetin si dhe që këto subjekte të ofrojnë një shërbim të kualifikuar dhe profesional, me fuqinë që i jep neni 37 i këtij ligji, do të ushtrojë kontrollet mbi subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e autoriparimeve.

Njoftohen të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë, të marrin masa për pajisjen me licenca pasi ushtrimi i veprimtarisë pa leje do të ndëshkohet me masa administrative sipas nenit 39 të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 si më poshtë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, nga 200.000 (dyqind mijë) lekë deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë;

për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronja “d”, nga 400.000 (katërqind mijë) lekë deri në 700.000 (shtatëqind mijë) lekë;

për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronja “dh” nga 100.000 (njëqind mijë) lekë deri në 300.000 (treqind mijë) lekë;

për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 21 pika 1, nga 200.000 (dyqind mijë) lekë deri në 400.000 (katërqind mijë) lekë.

Këto shkelje shoqërohen edhe me konfiskimin e pajisjeve që kanë shërbyer për të kryer veprimtarinë e jashtëligjshme.

Në zbatim të nenit 40 "Shkelja e kushteve të lejes" dhe nenit 41 "Shkelje të tjera" të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006, kontrolli do të ushtrohet edhe mbi subjektet e licencuara. Për subjektet e licencuara për të cilat do të konstatohen shkelje të neneve të mësipërme, në zbatim të nenit 43 të ligjit mbi autoriparimet do të merren masa deri në pezullimin e veprimtarisë.

Gjithashtu njoftohen të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në transportin rrugor në përputhje me parashikimet e bëra në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin Nr.8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore”, akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tyre, të marrin masa për pajisjen me autorizimet, lejet, licencat, certifikatat apo dëshmitë përkatëse që parashikon ligji pasi në mungesë të tyre do të ndëshkohen me masa administrative sipas parashikimeve ligjore.”

ME TE LEXUARAT