Tensionohet situata në grevën e urisë së studentëve të Infermierisë

Aktualitet

greTensionohet situata me studentët e futur në grevë urie në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur përplasje me policinë pasi studentët kërkuan të fusnin shtretër në mjediset ku po zhvillohet greva. Mbi 100 studentë kanë nisur grevën e urisë në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Grevistët janë studentë të regjistruar në shtet pas mbylljes së universiteteve private. Studentët kërkojnë uljen e tarifës së shkollimit në universitetin shtetëror.

Në një prononcim për mediat lidhur me grevën e disa studentëve të infermierisë, zv/rektorja e UMT-së shpjegon se “studentët e kanë ditur që në fillim tarifën e regjistrimit” dhe “nuk është greva zgjidhja e duhur për këtë problem, por diskutimi mes palëve”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zv/rektorja e Mjekësisë shtoi se “janë 600 studentë të regjistruar dhe vetëm 40 prej tyre e kanë nisur grevën”.

ME TE LEXUARAT