Putini dërgon përforcimet në Siri/ Anijet luftarake dhe tanket nisen drejt Assadit (FOTO)

Bota

Dy anije luftarake ruse të ngarkuara me mjete ushtarake janë parë rrugës për në Siri pasi bombardimet e ditës së premte të udhëhequra nga SHBA-të shkatërruan tre objekte që dyshohet se ishin fabrika armësh kimike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një anije transportuese Alligator u fotografua teksa lundronte nën urën e Bosforit dje në një moment kur bota por pret të shohë përgjigjen e Vladimir Putinit ndaj aksioneve të koordinuara ushtarake në Siri të javës së kaluar.

Anija u pa rrugës për te baza detare e  Tartusit në brigjet e Sirisë së veriut.

Në kuadër të zhvendosjes së katërt të pajisjeve ushtarake ruse në vendin e rrënuar nga lufta anijet u panë të ngarkuara me tanke, kamionë, ambulanca dhe radarë.

Gjithashtu edhe një anije e verdhë transportuese “Alexandr Tkachenko” u fotografua teksa i drejtohej Tartusit dhe në të ishin të ngarkuara mjete lundruese patrulluese të shpejtësisë së lartë, një strukturë ure e përkohshme dhe disa kamionë. Fotot u publikuan në rrjetete sociale nga vëzhguesi i bazës detare të Bosforit Yörük Işık.

Një gjë e tillë ndodh pas fushatës të së premtes kundër regjimit të Bashar al-Assadit dhe sulmit me armë kimike që vrau brutalisht 75 civilë.

ME TE LEXUARAT