Babai hedh nga çatia të bijën një vjeç në formë proteste ndaj shtetit

Bota

Një afrikano-jugor 38 vjeçar akuzohet për "tentativë vrasje" pasi hodhi të bijën 1 vjeçare nga çatia e një prej barakave të ndërtuara ilegalisht,  të cilat qeveria do t'i shembë.

Ngjarja e ndodhi në qytetin e Kuaduesi, në Porth Elisabeth, në bregun lindor të Afrikës së Jugut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vogëlushja, e cila shpëtoi mrekullisht nga policia, tani është në krahët e nënës së saj, nën vëzhgimin e Shërbimeve Sociale.

Burri, i ndikuar edhe nga ulërimat e turmës që protestonte bashkë me të kundër shembjes së 90 "shtëpizave abuzive", u ngjit në majë të çatisë në barrakën e tij, për ta lëshuar vogëlushen në ajër.

Ndërkohë që dhjetra policë prisnin poshtë barrakës, njëri prej tyre u ngjit për ta bindur të mos hidhte vogëlushen.

Por, 38 vjeçari, e lëshoi të bijën në ajër dhe fatmirësisht u kap fluturimthi nga policët.

Burri u arrestua me akuzën "tentativë vrasje", ndërkohë që fëmija u kthye në krahët e nënës së saj, por nën mbikqyrjen e shërbimeve sociale.

ME TE LEXUARAT