Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdiq nga shpërthimi i bombulës në Tiranë, miqtë e pronarit të byrektores përlotin rrjetin

Vetem një ditë pas shpërthimit të gazit në një byrektore në zonën e ish- bllokut në Tiranë, pronari i ketij biznesi shtetasi Shkëlqim Plaku ndërroi jetë në spitalin e Djegie Plastikës.

Policia e kryeqytetit e cila tha se Plaku ndërroi jetë në gjatë orëve të para të mëngjesit. Ndonese në momentet e para të ngjarjes, Plaku nuk ishte në gjendje të rëndë, mjekët thanë se plagët që kishte marrë erdhën duke u rënduar.

Mesohet se 50 -vjeçari, kishte marrë plagë djegieje në trup dhe në fytyrë. Plaku u plagos pasi dhe mori djegie, në momentin kur hapi dyqanin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas shpërthimit të gazit.

Ekspertët e zjarrfikësve dhe të Inspektoratit Qendror Teknik thanë se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Kjo pasi Plaku dyshohet se kishte harruar hapur sobën e gazit me të cilën gatuante. Ekspertët e Inspektoratit Qendror Teknik konkluduan se bombola gazit ishte e rregullt dhe e certifikuar.

Ngjarja ka sjelle reagimin e miqve te viktimes te cilet kane perlotur rrjetin me mesazhe te ndjera ne lidhje me ndarjen nga jeta te 50-vjecarit.

Një i njohur i tij shprehet:

Kur pinim kafe më ke thënë disa herë që ndiheshe i ri dhe kishe energji për punë e shumë gjera të bukura ne jetë, por kjo që ndodhi është e padrejtë, qoftë i lehtë dheu mbi lendinë… miku im

Mesazhe tjera:
U prefsh ne paqe cimi! Ngushellime familjes.

Sa e padrejte u tregua jeta qe ndaloi per nje njeri kaq te persosur dhe zoteri si Çimi!zoti i dhente force familjes se tij ne keto momente te veshtira

Eshte e tmerrshme,nuk e besoj dot qe u largua nga kjo bote!
Ishte nje njeri shume pozitiv e gojembel!
Ngushullime dhe u prehte ne paqe!

Njerzit e mire nuk vdesin kurre edhe Çimi me miresin e tij mbetet midis nesh.

Do jesh gjithmone mes nesh !

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet