Itali, sekuestrohet 8 ton hashash me vlerë 80 mln euro

Aktualitet

Policia financiare italiane e provincës së Napolit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.

Është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin  8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.

Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t'i  sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjece e cila është  pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë, shkruan Ora News.

Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.

ME TE LEXUARAT