Pezullimi i titujve të pronësisë, Manjani: Shkelje kushtetuese

Politikë

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë, që pezullon dhënien e titujve të pronësisë mbi tokën. Duke e cilësuar si ballokumen anti-kushtetuese të rradhës, Manjani shkruan se dhënien e Titujtve Pronësisë në Republikën e Shqipërisë e ka bërë Parlamenti me ligje të posaçme dhe asnjë rrjesht i atyre ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh! Asnjë!

“Për më tepër e drejta e pronës është e drejtë themelore që rregullohet direkt nga Kushtetuta! Duke pezulluar të drejtën që e fiton shtetasi nga vetë Kushtetuta, qeveria dhunon direkt Kushtetutën! Jo vepër, por kryevepër penale e qeverisë, quhet kjo gjë!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Nuk po merrem këtu fare me argumentat e tjera të natyrës politike, si premtimi për të mbyllur shpërndarjen e titujve. Nuk ja vlen kjo gjë se ska më as turp e as fytyre politike kjo qeveri!”, shkruan Manjani.

Komenti i Ylli Manjanit

Ballakumja anti-kushtetuese e radhës.

Antikushtetushmëria e qeverisë vijon! Është bërë rutinë.

Më datë 13 mars 2018, nuk dihet saktë se ku (në Tiranë, Elbasan apo rrugës), qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht dhënien e Titujve të Pronësisë mbi tokën.

Që të kuptojmë problemin: dhënien e Titujtve Pronësisë në Republikën e Shqipërisë e ka bërë Parlamenti me ligje të posaçme.

Asnjë rrjesht i atyre ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh! Asnjë!

Pezullimi ndodh vetëm si masë procedurale e përkohshme përgjatë një procedure hetimore (penale apo administrative). Por jo si e drejte e qeverisë!

Qeveria nëse çmon se duhen pezulluar ato ligje, duhet të propozojë ndryshimin e tyre në Parlament, por jo të anashkalojë zbatimin!

Misioni Kushtetues u Qeverisë është të zbatojë ligjet e shtetit dhe jo të pezullojë zbatimin e tyre!

Për më tepër e drejta e pronës është e drejtë themelore që rregullohet direkt nga Kushtetuta!

Duke pezulluar të drejtën që e fiton shtetasi nga vetë Kushtetuta, qeveria dhunon direkt Kushtetutën!

Jo vepër, por kryevepër penale e qeverisë, quhet kjo gjë!

Nuk po merrem këtu fare me argumentat e tjera të natyrës politike, si premtimi për të mbyllur shpërndarjen e titujve. Nuk ja vlen kjo gjë se ska më as turp e as fytyre politike kjo qeveri!

Por, përgjegjësinë ligjore ndaj dhunimit të të drejtave kushtetuese të shtetasve, të paktën duhet ta evidentojmë.

Në kushte normale Instirucionet e ndjekjes penale duhet të veprojnë. Por edhe ata funksionojnë si fasoneri, me material porositësi...

E gjithë kjo ndodh në kushtet kur shteti nuk ka as Gjykatë Kushtetuese.

Kështu ndodh gjithnjë kur qeveria shitet në publik “edhe më e mirë se vetë zoti...”

Zoti na ruajt! Po shenjat janë të këqija.

ME TE LEXUARAT