Mjeku fsheh ngjarjen e rëndë në Korcë, policia e merr në hetim

Aktualitet

Policia lokale ka nisur hetimin ndaj një mjeku në Spitalin Rajonal të Korçës dhe administratores së një firme mermeri për fshehjen e dëmtimit të një punonjësi në punë.

Bëhet me dije se punonjësi i kësaj firme me iniciale Ll.L., 40 vjeç, banues në Korçë është aksidentuar duke prerë mermer më 23 mars.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mjeku me iniciale K.M, 57 vjeç, banues në Korçë, i cili i ka dhënë ndihmën mjeksore punonjësit, nuk ka raportuar në polici ngjarjen.

Ndërsa administratorja e firmës Xh.G., 41 vjeçe, banuese në Korçë, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë,”-raporton policia.

Aktualisht i aksidentuari ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 300 dhe 289 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT