Çfarë po ndodh në organin e Prokurorisë? I besuari i Arta Markut jep dorëheqjen

Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, i emëruar pak kohë më parë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka dhënë dorëheqjen.

Zyrtarisht mësohet se Ardian Nezha ka paraqitur dorëzimin e detyrës me arsyen e problemeve shëndetësore.Nezha zëvendësoi në këtë detyrë prokurorin Dritan Gina, për të cilin ka nisur edhe një hetim disiplinor, pasi kundërshtoi dorëzimin e detyrës me argumentin se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk kishte kompetencat e lëvizjes së Prokurorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por dyshimet janë se Nezha ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit për të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë. Nuk dihet se si do e argumentojnë ata që do i bëjnë emërimin në detyrën e re Nezhës, porsa kohë ai ka argumentuar dorëheqjen me gjendjen shëndetësore.

ME TE LEXUARAT