Shpërthim në portin e Livornos, ka të plagosur

Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë mësohet se sapo ka ndodhur në portin e Livornos.

Në një rezervuar të portit industrial ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur disa punonjës. Zjarrëfikëset ndodhen në vendgjarje bashkë me grupin hetimor. Ende nuk dihet shkaqet e shpërthimit, sakaq zona e depozitës së naftës është evakuuar tërësisht.

Italia ka një nga normat më të larta të aksidenteve në vendin e punës në Evropë. Në gusht të vitit 2017, Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë (INAIL) raportoi se numri i vdekjeve nga incidentet në vendin e punës ishte rritur 5.2 përqind në shtatë muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

ME TE LEXUARAT