Ministri grek jep informacion rreth zhvillimeve nga negociatat me Shqipërinë: Kemi bërë proges

Politikë

Ministri grek i Energjisë dhe Mjedisit, George Stathakis  bën me dije se diskutimet për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Detin Jon janë në progres dhe po përparojnë pozitivisht.

Shpesh herë është spekuluar se negociatat për ndarjen e zonës më të rëndësishme detare (EEZ) kanë nisur tashmë edhe pse presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë ende autorizimin. Dhe një gjë të tillë e konfirmon ministri grek Stathakis i pyetur nga radio stacioni 247 në lidhje me kërkimin e hidrokarbureve në Detin Jon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Greqia po hyn në vallen e eksplorimit, në një zonë ku zbulime të mëdha janë bërë tashmë si në Qipro, Izrael dhe Egjipt, dhe e vetmja çështje e pazgjidhur është kufiri me Shqipërinë. Diskutimet po vijojnë dhe po përparojnë pozitivisht”, ka thënë ai.

Ai parashikon se Greqia do të dalë “me sukses” nga këto negociata, pasi në zonën në fjalë janë zbuluar rezerva të mëdha nafte.

Kufiri detar me Greqinë do ndahet sipas parimit të barazlargësisë, ndërsa EEZ do të ndahet në bazë të marrëveshjes.

ME TE LEXUARAT