Miliarderi Samir Mane: Si fitova 30 milionë euro me Euromax, investova vetëm 300 mijë

Aktualitet

Biznesmeni Samir Mane ka treguar një episod të suksesit të tij në biznes Shqipëri.

Në panelin e emisionit të Pa Ekspozuarit në Top Channel, Mane u pyet nga Andi Bushati se pse ishte kthyer në Shqipëri kur filloi biznesin në Austri dhe po fitonte atje në vitet 90.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mane theksoi se u kthye në Shqipëri pasi mund të ndërtonte supermarkete dhe qendra tregtare ndërsa në Austri nuk mund ta bënte këtë sepse kishte 1 mijë të tilla, citon lajmifundit.al.

"Po ju them një rast, vetëm me rrjetin e marketeve Euromax ku kam investuar 300 mijë euro, vetëm 300 mijë euro, vetëm raftet kam vendosur, domatet dhe mallrat i sollën njerëzit, dhe atë markë unë e kam shitur 30 milionë euro, ja ky është biznesi dhe suksesi im", tha Mane.

ME TE LEXUARAT