Ndahet nga jeta piktori i njohur nga Shkodra

Aktualitet

Ka ndërruar jetë ne moshën 93-vjeçare piktori i njohur shkodran Ndoc Gurashi.

“Axha Ndoc” sic të gjithë të rinjtë e thërrisnin ishte piktori më i vjetër në qytet. Ai i ruante më shumë fanatizëm pikturat e tij aq sa nuk i pëlqente as t’ia fotografonin shkruan star plus. Jetonte në një shtëpi të vjetër shkodrane, të mbushur me kujtime e me piktura të vjetra plot vlerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kush ishte Ndoc Gurashi

Ndoc Gurashi kryen gjimnazin franceskan “Illiricum”

Në vitin 1957 merr pjesë në ekspozitën e parë lokale të pikturës

Në vitin 1964 diplomohet për pikturë në Tiranë.

Në vitin 1973 është anëtar i Lidhjes së Shkrimatreve dhe Artistëve të Shqipërisë`´

Në vitin 1993 hap ekspozitë vetjake në Bari , Itali. Ka një koleksion me mbi 150 punime

Vleresimet

Në vitin 1962 dhe 1970 dekorohet me “Medalja e Punës” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor

Në vitin 1976 Kuvendi Popullor i jep titullin “Mjeshter i shquar në profesion”

Në vitin 1978 merr cmimin e dytë në një ekspozitë kombëtare me punimin “Një marshim i vështirë”

Në vitin 1983 Kuvendi Popullor e dekoron me urdhërin “Naim Frasheri” i klasit të dytë”

Në vitin 1985 Presidiumi i Kuvendit Popullot i akordon medaljen “Për shërbime të shquara shoqërore dhe shtetërore”

Në 2005 Këshilli Bashkiak i Shkodrës i jep titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

ME TE LEXUARAT