Humbi këmbët në atentatin me tritol, zbulohet lidhja e 25-vjeçarit me dy vrasjet në Durrës e Vlorë

Aktualitet

Pas atentatit të djeshëm që iu bë me tritol në makinë, Ines Hajrulla ka humbur të dyja këmbët dhe është në spital. Ndërkohë që është bërë edhe arrestimi i tij, pasi në makinë ia janë gjetur armë. Nga ana tjetër mësohet se 25-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi ai është përson me preçedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Po ashtu, atij më parë i janë vrarë dy kushërinj, një në Lungomare dhe një tjetër në Durrës. 25-vjeçari Hajrulla është i afërm me Renato Imerin i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare,bën me dije ABC News. Gjithashtu ai është kushëri edhe Endri Çaushit i vrarë në Durrës para dy vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dyja këto ngjarje i janë bashkangjitur dosjes së hetimeve, për të mësuar nëse atentati ka lidhje apo jo me këto dy vrasje. Shpërthimi në të cilin mendohet se u përdorën 300 gramë tritol, ndodhi mëngjesin e së hënës pranë degës së Sigurimeve Shoqërore, në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit./lapsi

ME TE LEXUARAT