Fino konteston fitoren e Dukës: Do përballemi në gjykatë, procesi u manipulua

Sport

Deputeti socialist Bashkim Fino ka kontestuar humbjen në balotazh përballë Armand Dukës në garën për President të FSHF-së.

Duka fitoi mandatin e 5-të 4-vjeçar me 38 vota pro, kundrejt 24 që mori Fino. Në një prononcim për mediat pas shpalljes së fituesit, Fino tha se Duka u zgjodh president me listën e kontestuar të delegatëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po të shikoni diferencën prej 14 votash, janë ata që ne kemi thënë gjatë gjithë këtij muaji. 12 shoqata janë të ilegale në këtë votim dhe për këtë ne do të vazhdojmë procesin tonë ligjor dhe gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk kanë ekipe, si Pojani, Vlora, Fieri etj, tregon për diferencën që Zoti Duka fitoi në këto zgjedhje.”

Ndërsa Duka, në një prononcim për mediat pas deklaratave të Finos tha se ishte i lumtur “për mënyrën se si u organizuar kjo asamble…Të gjithë pamë dhe demonstruam një nivel shumë të lartë të organizimit të një asambleje. Kjo nuk i heq të drejtën askujt që të japë mendimin e vet apo të ndjekë dëshirat e veta.”

ME TE LEXUARAT