Raporti: Organizatat kriminale shqiptare ‘zotër të trafikut të kokainës’ në Londër

Aktualitet

Nje raport i ri i punlikuar kohet e fundit thekson se organizatat kriminale shqiptare në Britaninë e madhe kontrollojnë dhe komandojnë të gjithë tregun e kokainës në këtë vend. Kështu shkruan Gazeta britanike ‘The Independent’.

Sipas gazetës, ‘megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0.8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar-përpara tyre renditen organizatat kriminale britanike (61,6%), ato konsiderohen nga Agjencia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shkrim theksohet se bandat kriminale shqiptare e kanë kthyer Londrën në bazën kryesore të zhvillimit të aktivitetit të tyre kriminal.

Në korrik të 2017, media britanike, The Guardian raportoi se Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] në analizën vjetore mbi krimin e organizuar paralajmëroi se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën” dhe se ato kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”.

Për këtë arsye edhe hetimet e policisë britanike janë përqendruar më shumë në kapjen e grupeve kriminale shqiptare.

ME TE LEXUARAT