Dy arrestime të reja, dëmi 5 milionë dollarë, Dashamir Xhika shfaqet i qeshur në gjykatë

Aktualitet

Gjykata e Elbasanit dha në mbremjen e së dielës masën e sigurisë burg pa afat për dy ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët u arrestuan për tenderimin e rrugës Elbasan-Gjinar, pasi prokuroria i akuzon për abuzim me fondet dhe shpërdorim të detyrës.

Gjatë seancës, avokatët e Xhikës dhe Tomës kërkuan dorëheqjen e gjytares së çështjes, por e njëjta gjyqtare e përfundoi seancen dhe pjesa e dytë e saj u zhvillua me dyer të mbyllura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokatet thane se ky është një gjyq politik dhe se klientët e tyre nuk përbëjnë rrezik nëse lihen të lirë dhe nuk mund të prishin provat. Seancën e ndoqi edhe ish-ministri i Transporteve dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto.

Nderkohe në një çështje të ndarë nga ajo që shqyrtonte Gjykata e Elbasanit këtë të dielë, Gjykata për Krimet e Rënda ne Tirane vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre së bashku me dy persona të tjerë, të cilëtjane shtetasit Aksel Curduku dhe Albens Alite. Edhe ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ne lidhje me auditin e bere per rrugen Tirane-Elbasan ku jane gjetur shkelje te cilat u denoncuan ne prokurori ne dhjetor 2017.

Për vendimin e Krimeve të Rënda reagoi kreu i grupit parlamentar te LSI-së, Petrit Vasili. Në një mesazh në Facebook, Vasili thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë vegël në duart e Kryeministrit dhe se kjo prokurori i dha fund besimit të shqiptarëve tek drejtësia.

“Prokurorinë e Ramës, Markut e Xhafës kërkon të tërheqë vëmendjen nga batërdia e qeverisjes kriminale e korruptive që po shkatërron vendin”, thotë Vasili, i cili paralajmëron prokurorët se do të mbajnë përgjegjësi personale për këtë shkelje të ligjit, sipas kreut të grupit parlamentar të LSI.

ME TE LEXUARAT