Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrihte vazhdimisht gruan dhe tre fëmijët, 36-vjeçari nga Divjaka e pëson keq

Një 36 vjeçar nga Divjaka është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Blutë e Policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Xhevair Prendi, 36 vjeç, banues në Divjakë, mbi të cilin rëndon vepra penale “Dhunë në Familje”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve, ndalohet nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin:
-Xhevair Prendi, 36 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyre të vazhdushme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.P, 35 vjeçe dhe ndaj 3 fëmijëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

/LAJMIFUNDIT.AL/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet