Ngacmoi seksualisht të bijën 5-vjeçare, Gjykata dënon me 6 vite burg 36-vjeçarin nga Korça

Aktualitet

Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vite burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Akuza ndaj 36-vjeçarit nga fshati Leminot u ngrit nga bashkëshortja e tij, e cila në shtator të vitit të kaluar e denoncoi në policinë e Korçës.

Sipas saj, Edison Shuli kishte kryer ngacmime të përsëritura ndaj vajzës së tyre 5-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas denoncimit të ngjarjes së rëndë, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vajza e mitur ishte ngacmuar seksualisht.

Pas mbledhjes së provave, dhe ngritjes së akuzës, Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vite burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i cili akuzohet për “Kryerjen e veprave të turpshme me vajzën e tij të mitur”, si dhe “dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT