Legjenda Gerrard flet për largimin e brazilianit nga Anfield / ”Liverpoolit do t’i mungojë Coutinho”

Sport

Barcelona tashmë ka prezantuar transferimin e ri, Philippe Coutinho, por mungesa e tij tashmë po ndihet në Anfield.

Kështu së paku thotë një nga legjendat e klubit, Steven Gerrard, i cili beson se do të jetë e vështirë që të zëvëndësohet braziliani i cili pagoi 15 milionë euro nga xhepi i tij për t’u transferuar te Barca.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë ende po e përtypi këtë si një tifoz i Liverpoolit. Nuk jam i befasuar nga kjo. Unë e di se Liverpooli ka bërë gjithçka për ta mbajtur atë, ka luftuar për ta mbajtur deri në verë. Por, kur një djalosh ka një ëndërr, një latino amerikan, i cili dëshiron të luaj për Barcelonën dhe e sheh këtë si mundësinë e vetme që mund ta ketë për këtë, atëherë është e vështirë që ta ndalësh. Nuk ka dyshime për këtë, Liverpoolit do t’i mungojë ai. Ai është futbollist i mrekullueshëm, një njeri i mrekullueshëm dhe të jemi të sinqertë, ai nuk e ka kursyer veten asnjëherë. Unë e respektoj vendimin e tij dhe i dëshiroj të gjitha të mirat”-u shpreh Gerrard.

Ai shtoi se Liverpooli mori shumë para për të dhe se do të gjejë zëvëndësimet e duhura.

ME TE LEXUARAT