Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Lirimi i Haki Çakos nga detyra, reagon ministri Xhafaj: Duhet një lidership i ri në polici

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me lirimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ministri Xhafaj thotë se ky ndryshim vjen si nevojë e përbushjes së objektivave të qeverisë, dhe ndaj “duhet një lidership i ri në polici”.

“Objektivat tona kërkojnë dinamikë të madhe pune. Duhet një lidership i ri në polici, me energji të reja. Puna e Policisë është e orientuar drejt rezultateve konkrete”, tha ministri Xhafaj.

Kujtojmë se Çako u emërua në krye të Policisë në prill të vitit 2015. Shkarkimi i tij erdhi me propozim të ministrit të Brendshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.