Jo vetëm mandati i Rakipit dhe i Rehovicës, por dhe i Kryebashkiakut të Pogradecit, ja për cfarë akuzohet ai

Politikë

Jo vetëm mandati i deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, por edhe si kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë.

Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998. Por për çfarë akuzohet ai?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.

“Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia.

Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.

Nuk e deklarova në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk e dija në çfarë pike. Në Itali isha tranzit” mësohet se është shprehur ai. Vendimi për Kaprin do të jepet ditën e premte nga KQZ.

ME TE LEXUARAT