Arta Marku i shkon Llallës në zyrë, merr detyrën e kryeprokurores

Aktualitet

Merr zyrtarisht detyrën prokurorja e re e përgjithshme, Arta Marku. Ajo ka shkuar ne zyre ne prokurorine e pergjithshme mengjesin e sotem dhe ka marre detyren nga prokurori i meparshem Adriatik Llalla.

Arta Marku u zgjodh një ditë më parë kryeprokurore e përkohshme mes tensionesh në Kuvend. Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Votimi u bë nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.

Pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.

Prej dy tiesh policia ka marremasa sigurie shtese tek Prokuroria e Pergjithshme.

ME TE LEXUARAT