Priten arrestime, Arta Marku takim kokë më kokë në zyrë me shefin e SHISH

Kliko per me shume info

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar te enjten një takim me kreun e Shërbimit Informativ Helidon Bendo në Prokurorinë e Përgjithshme.

Takimi nga i cili nuk është bere me dije asnjë fakt, ka zgjatur rreth 1 orë. Institucioni qendror i akuzës nuk ka bërë publik asgjë në lidhje me çfarë është diskutuar.

Kliko per me shume info

Dy krerët e institucione më të rëndësishëm në vend kanë disa çështje dite për të diskutuar mes te tjerat lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion si dhe përfshirja e tyre ne procesin e Vettingut ndaj gjyqtareve, prokuroreve dhe efektivëve te policisë.

Po këtë të mërkurë Arta Marku priti në një takim edhe ambasadoren e Gjermanisë Susane Schutz.

Keto takime te Arta Markut ndodhen ne kohen kur prokuroria ka kerkuar imunitetin e dy deputeteve qe rezultojne te denuar ne Itali dhe qe preken nga dekriminalizimi.

Po keshtu ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, ka paralajmeruar arrestimin e peshqve te medhenj ne janar 2018.

Nga ana tjeter mesohet se prokuroria ka ne hetim nje numer deputetesh dhe zyrtaresh te larte per vepra penale ne fushen e korrupsionit dhe krimit ekonomik./lajmifundit.al

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here