"Krahu i djathtë" i Habilajve do ekstradohet në Itali, Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ekstradimin në Itali të Nazer Seitiit, i arrestuar i në Babicë pasi policia gjeti 4 ton drogë.

Ekstradimi i tij do të bëhet për llogari të drejtësisë italine, pasi ndaj tij Gjykata e Katanias ka caktuar masën ‘arrest me burg’, pasi mbi te rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët avokati i këtij shtetasi, Detar Hysi, tha se është dakord me ekstradimin dhe se nuk duhet të kërkohet shtim afati.

“Jemi dakord me ekstradimin, s’ka pse kërkohet shtim afati. Klienti im ka dhënë pëlqimin të ekstradohet por po e pengojnë”, tha avokati i Seitit.

ME TE LEXUARAT