Gjykata lë në burg "Dan Bilzeranin" e Shkodrës, vëllai: S`kanë asnjë provë

Aktualitet

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la në burg Rinard (Frederik) Totën, i cili akuzohet për prostitucion. Ai kerkoi ndryshim të masës së sigurisë.

Ndërkohë gjyqtarja e çështjes, Izbela Radovani, ka dhënë dorëheqjen nga çështja për arsye personale.

Menjeherë ka reaguar vëllai i Frederik Totës, Viljalm Tota i cili thotë se nuk ka asnjë provë për vëllain e tij dhe se mbahet me pa të drejtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

50-vjeçari Tota, u arrestua gjatë operacionit “Balerinat”, por më parë ka qenë akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje që ka ndodhur 14 janar 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër ku u ekzekutuan vëllezërit Artur e Osman Alibali.

Tota kreu një dënim prej rreth 5 vitesh burg, ndërsa më pas u lirua për mungesë provash.

Rikard Tota eshte krahasuar shpesh me Dan Bilzeranin per shkak te fotove me femra dhe jetes luksoze qe ka ekspozuar here pas here ne rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT