Çifti i asfiksuar në Vlorë nga Shkodra, dyshohet se gruaja vrau burrin dhe më pas veten

Aktualitet

Zbulohen detaje nga ngjarja e rendene Vlore, ku ne nje banese ne lagjen Pavaresia, jane gjetur trupat e pajete te asfiksuar te nje cifti bashkeshortesh. Rrok dhe Prena Tata kane vdekur qe dje, por sot eshte mesuar e verteta nga fqinjet te cilet kane kerkuar te hapin deren por nuk hapej.

Prej pasdites së të enjtes, çifti Tata nuk ishte parë të dilte nga shtëpia dhe për këtë arsye fqinjët kanë hyrë dhe i kanë gjetur pa jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e ISHTI-t kanë ekspertuar bombolën e gazit dhe kanë konstatuar se ajo nuk ka qenë e dëmtuar, por është lënë e hapur.

Ky fakt i bën hetuesit të dyshojnë për një akt të qëllimshëm nga viktimat.

Ata janë gjendur afër njëri-tjetrit, burri i shtrirë në divan dhe gruaja në ulur në kolltuk duke ndjekur televizor. Çifti Tata jetonte së bashku me mbesën e tyre 8-vjeçare, por mbrëmjen e të enjtes, ata e kishin larguar, duke e çuar që të flinte te një fqinj.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që bombola mund të jetë harruar hapur nga njëri prej viktimave. Rrok dhe Prena Tata janë me origjinë nga Shkodra dhe prej 25 vitesh jetonin në qytetin e Vlorës.

ME TE LEXUARAT