Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Sherr mes dy policëve në Dibër, ekzekutohet me armë zjarri specialisti i përgjimeve

Ka humbur jeten ne spital pak minuta me pare efektivi i policise Ardian Roci, i qelluar me arme nga nje koleg i tij ne Diber pas nje konflikti te castit. Fillimisht policia njoftoi se Roci ishte plagosur rende, por si pasoje e plageve te marra, efektivi ka gjetur vdekjen ne spital sipasoje e plageve te renda.

Nje efektiv civil i policse se Dibres, specialist ne sektorin e pergjimeve ka mbetur i plagosur rende dhe me pas humbi jeten ne spital pasi u qellua me arme zjarri nga nje koleg i tij mbremjen e se enjtes. Policia lokale informoi se më datë 21.12.2017, rreth orës 19:10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri, ku me pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.

Burimet zyrtare bene me dije se i dëmtuari ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë dhe me pas ka gjetur vdekjen.

Sipas policie, një helikopter i Ministrisë së Mbrojties është nisur për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar por i plagosuri nuk ka arritur te mbijetoje.

Autori i dyshuar është arrestuar ndersa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.