Basha flet hapur: Rama kërkon të mbyllë hetimet për lidhjet e tij me krimin e dosjet VIP

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka kapur kryeprokurorin e përgjithshëm të përkohshëm për të ndaluar hetimet dhe lidhjet e tij me krimin.

Basha tha se shqiptarët kanë një kryeprokuror pa vetting, si dhe e kanë të zgjedhur nga një forcë poltike, zyrtarë të lartë të së cilës janë në një hetim për lidhjet me krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herë, i pyetur nga drejtuesi i emisionit në lidhje me bashkëpunimin me Ramën, Basha theksoi se ftesa ishte një propagandë e kryeministrit, pasi ai kishte caktuar kandidatin.

Sipas tij, ftesa ka brenda hilen që në kapjen e kryprokurorit të kishte edhe duart e opozitës.

“Ne jemi për kushtetutën, jo për shkeljen e saj. Nëse jemi për shfaqjeje dhe të bëjmë çfarë thonë ambasadorët, dakort.Ka me dhjetëra deklarata për vettingun. Sot prokurorja është pa vetting. Fryti i vetëm i asaj që ka ndodhur të hënën do të jetë mbyllja e akuzave për Tahirin, Dakon, Sejdini , etj”, shtoi Basha.

ME TE LEXUARAT