Lajm i mirë për shqiptarët që do të kalojnë festat jashtë vendit

Aktualitet

Monedha e përbashkët ka vijuar rënien në tregun vendas edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.13 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga ditët e fundit të muajit gusht.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia lidhet me efekte sezonale, ashtu siç ndodh gjithmonë në fund të vitit. Ardhjet e emigrantëve rrisin ofertën për valutë në treg, duke bërë që euro të humbë pikë ndaj monedhës vendase.

Një tjetër faktor, sipas ekspertëve lidhet me faktin që këtë vit, tregtarët i kanë bërë blerjet e fundvitit që në muajin nëntor, çka ka bërë që në dhjetor të mos ketë kërkesë të lartë për valutë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Afrimi i datës 20, si çdo muaj shoqërohet dhe me rritje të këmbimeve të valutës me lekë nga kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, ose nga ato vendase që i marrin të ardhurat në lekë, të cilat nxitojnë që të bëjnë pagesat e sigurimeve shoqërore.

Tradicionalisht euro zhvlerësohet në tregun vendas deri në ditët e fundit të vitit, ndërsa janari shoqërohet me forcim të monedhës së përbashkët.

Me rënie të fortë është shoqëruar edhe dollari, i cili ka zbritur në 112.47 lekë, duke reflektuar faktin që monedha vendase është e fortë.

Për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit jashtë, ky është një lajm i mirë, teksa me të njëjtën sasi lekësh do të marrin më shumë valutë, si euro ashtu dhe dollarë.

Lajm i mirë është dhe për kredimarrësit që e kanë huanë në valutë, si në lekë ashtu dhe dollarë.

Ndërsa i keq është lajmi për ata që paguhen në euro dhe do të duhet që t’i kthejnë eurot në lekë për të shpenzuar në tregun vendas, shkruan monitor.

Në ekonomi, zhvlerësimi i euros ndikon negativisht eksportuesit, por në kahun tjetër i bën importet më të lira, duke ndikuar në uljen e çmimeve. Qeveria gjithashtu do të ketë kosto më të ulët në shërbimin e borxhit të jashtëm.

ME TE LEXUARAT