Atentati ndaj Bashës, dëshmia “tronditëse” e Berishës: Pas vrasësve me pagesë ishte Rama

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka komentuar sulmin e planifikuar per elememinimin fizik te kreut të PD, Lulzim Basha ka leshuar nje deklarate shume te forte, teksa ka thene se ai ishte plan i Rames per ta eleminuar kreun e opozites.

Në emisionin “360 Gradë”, Berisha tha se mënyra sesi qeveria veproi me ta nënkuptonte se ata ishin futur nga qeveria, te diktuar prej saj, por Rama u zbulua.

Kliko per me shume info

Pjese nga intervista

Zheji: Në konceptin amerikan i informuar edhe nga shërbimet inteligjente, flitej dhe flitet për një skenar rus që kishte si qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Flitet se ka pasur një arrestim misterioz të dy agjentëve rusë me qëllim për të eliminuar zotin Basha.

Berisha: Nuk kam asnjë të dhënë që dy persona….Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar te qeverise, diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë se sherbimet amerikane i kane bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur te vrase liderin e oopozites, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, thashe me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë non grata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundershtarin politik.

Zheji: Meqë këta u bllokuan nga shërbimet amerikane dhe kjo krijonte tension të madh, ishin amerikanët që e arrestuan e komanduan ata procesin.

Berisha: Ata nuk mund të merrnin përsipër të përjashtonin nga drejtësia dy njerëz që kanë ardhur për të vrarë. Pastaj ata mund të kërkonin shërbime. Ata i zbulojnë për t’i kapur i kap policia. Shërbimi informativ është i detyruar t’ia çojë policisë dhe nëse i arreston duhet t’ia çonte drejtësisë. Ajo çka di unë për zt.Basha është tjetër dhe jo kjo.

loading...

1 COMMENT

  1. hajde perralla hajde. Po pse i shoqeroi deri ne kufi me eskorte policie ky tipi kur ishte President agjentet e KOS-it serb qe kishin ardhur ne Shqiperi per te eleminuar 2 figura te rendesishme te levizjes clirimtare te Kosoves?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here