EMRI/ Plagosi shqiptarin, e futi në makinë dhe e braktisi. Gjykata jep dënimin për italianin

Aktualitet

Gjykata italiane ka dhënë dënimin për Walter Anichini nga Padova, i cili akuzohet për plagosje me qëllim vrasjen e një shqiptari, që sipas tij, kishte hyrë ta grabiste.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur natën e 22 korrikut të vitit 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atë natë, sipas akuzës, italiani qëlloi të riun shqiptar Nelson Ndreca, 25-vjecar duke e lënë të gjakosur përtokë. Më pas, e mori në makinë e tij bëri një pjesë rrugë dhe e la atje të braktisur.

Shqiptari pati fat, pasi aty u pikas nga dikush që kaloi dhe e shpëtoi, por u dënua me burg.

Por në hapjen e procesit ndaj italianit, akuza e quajti atë fajtor për tentativë vrasje të qëllimshme të shqiptarit, për të cilën gjykata ra dakord.

Italiani u dënua me 4 vjet e pesë muaj burg, si dhe do të paguajë një gjobë 24.500 Euro.

ME TE LEXUARAT