E rëndë te Ministria e Drejtësisë, gruas i bie të fikët, i marrin djalin, përplasje me policinë

Aktualitet

INUK dhe Përmbarimi mbërritën mëngjesin e sotëm në familjen Hoxha pranë Ministrisë së Drejtësisë ne Tirane për shembjen e banesës së tyre pasi aty nje firme do ndertoje pallat.

Familjarët kanë bërë rezistencë prej ditës së djeshme, ndërsa një prej proceseve gjyqësore pritet të zhvillohet rreth mesditës së sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të afërmit e kësaj familjeje kanë bërë rezistencë, ndërsa policët kanë shoqëruar në komisariat një të ri. Mamaja e tij ka bërë thirrje për lirimin e djalit, ndërsa ka humbur ndjenjat për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

“Mos ma merrni djalin. Më morën djalin”, thotë ajo dhe bie në tokë.

ME TE LEXUARAT