Këngëtarja e famshme në Greqi: Kur mësuan se jam shqiptare, u tallën e qeshën me mua

Showbiz

Eleni Foureira është një nga këngëtaret më të njohura në Greqi dhe vazhdon te korre sukses. Pak kohë më parë, ajo tha publikisht se është nga Shqipëria dhe është krenare për origjinën e saj.

E ftuar së fundmi në një emision në televizionin grek Ant1, Eleni shpjegoi si mori vendimin për të treguar publikisht se është shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në atë moment të jetës ndihesha gati për ta bërë. E kisha kuptuar që ishte e gabuar që nuk kisha treguar. Isha gabim që në momentin kur të gjithë më donin dhe më kishin pranuar si artiste”, thotë këngëtarja.

Eleni Foureira u largua nga Shqëpëria në vitet ’97-’98 dhe familja e saj emigroi drejt Greqisë.

“Kur deklarova se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë. Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua.

U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, tregon Eleni Foureira.

Por, tani ajo shprehet se është e bindur që pas gjithë këtyre viteve, grekët nuk janë më racistë,citon klan.

ME TE LEXUARAT