10 mijë dollarë nga bastet, ironia e profesor Kabos me kandidatin për kryeprokuror

Aktualitet

Profesor Përparim Kabo, i njohur për pyetjet thumbuese me kandidatët e drejtësisë, nuk ka mundur të mos bëjë një koment për deklaratat e kandidatit për kryeprokur Artur Selmani, i cili tha se kishte bërë 10 mijë dollarë në baste sportive.

Në një status në Facebook, me ironi, profesor Kabo shkruan “Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë i Kabos:

“Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregtuar deri ku ke mbritur….

Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”, shkruan profesor Kabo.

ME TE LEXUARAT