Arrestohet 15-vjeçari nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje

Aktualitet

Policia e Durrësit ka ndaluar një 15-vjecar, i cili së bashku me shtetasin me iniciale Gj.Sh kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, dhe M.P. 23 vjeç, të dy banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor, ku mbeti i plagosur në këmbë shtetasi me iniciale M.P, 23-vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

S.Th. 15 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi I mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj.Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/ 5 të Kodit Penal./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT