Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari nga Durrësi bën akuzën tronditëse: Kandidati për kryeprokuror më ka marrë peng

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri është kthyer së fundi në një mollë sherri në skenën e politikës shqiptare. Edhe pse do të jetë i përkohshëm, 7 kandidatura janë shfaqur për të pasuar Llallën, ku më i avantazhuari duket Prokurori i Apelit në Durrës Ferdinand Elezi.

Elezi mendohet të jetë dhe një nga kandidaturat që mbështetet fort nga ana e Vangjush Dakos në Durrës, ndërsa histori të dyshimta lidhen me aktivitetin e tij si prokurorë. Një histori vërtet tronditëse publikon gazetari Artur Llanaj.

Duke u kthyer pas në kohë, ai kujton takimin e parë dhe të vetëm që ka pasur me prokurorin Elezi. Sipas gazetarit edhe pse nuk ka dyshime në lidhje me zgjedhjen e tij ca të vërteta për Elezin duhen thënë. Takimin e vetëm me Elezin, Llanaj thotë se e ka pasur në kohën kur punonte te gazeta ‘’Tema” dhe kishte bërë një shkrim për Dhori Sollakun, asokohe kryeprokuror.

Llanaj tregon një histori si nëpër filma, teksa atë e kanë marrë në makinë tre persona dhe e kanë qëlluar me grusht, duke e çuar në një lokal ku do të përballej me Ferdinand Elezin.

PJESË NGA SHKRIMI I FORTË I GAZETARIT:

Fundja kjo është përplasja opozitë dhe pozitë, kjo është përplasja që jashtë luftës politike ka gjetur një kompromis për një emër që edhe pse në Durrës e quajnë Cuni jonë në fakt është cuni i komisariatit të Sarandës në ata vite të trishta dhe për të vazhduar më pas me të tjera gjëra deri te urdhërat e Dhori Sollakut për përgënjeshtrim të shkrimëve ose për të dhënë dorëhqeje. Aq shumë ja kanë marrë mend ambasdorit amerikan këta sa andej këtej, saqë ai është gati të pranojë dhe “Gogen” për kryeprokuror vetëm që të marrë udhë një reformë , pa e ditur se cfarë do të ndodhë më pas dhe ka gjasa që do të ndodhë më keq.

Ose aq shumëe kanë bindur këta ambasadorin Lu dhe ndërkombëtarët se po vendosin si kryeprokuror të përkohshësh një servil që shtë gati të zbatojë një listë saqë zor se mund të gejndet njeri tjetër. Nga Takimet që kam pasur si gazetar me deputetë të komisionit të ligjëve nuk më lë shumë për të dyshuar se Ferdinand Elezi do të jetë Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm dhe pse jo nëse do të zbatojë listën e dosjeve në sirtar do të vazhdojë edhe më gjatë.

Nuk më trishton qëndrimi i opozitës pasi jam mësuar me prokurorët e saj për shtatë vite në gjykatë, as ai i mazhorancës se ja di që i ka zënë halli me ca dosje, ajo që më trishton është se edhe një reformë që kërkuan ta bënin ndërkombëtarët gjetën për ta drejtuar një ish shef komisariati që në 1997 ka ca gjëra të pasqaruara.

Gjithesi ata janë secili në pozicionin e tyre dhe po bëjnë atë që ju leverdis për të shkluar të gjithë te një emër që duket se është ndarë pa u dëgjuar në komision. Thjeshtë u caktuan shtatë që të zgjasë procesi dhe njerëzit të besojnë se gjërat janë serioze, kur në fakt janë më qesharake se kurrë. Unë përvec se gazetar prej 21 vitesh apo botues i një gazete prej 13 vitesh dhe së fundi edhe i një portali, jam qytetar i këtij vendi që më thonë cdo ditë se kam një kushtetutë dhe i vetmi që kam dëgjuar këto ditë që kushtetita nuk funksionoka ishte Arben Imami që ka qenë hartues i saj.

Nejse ai është kujtuar vonë për të më bindur ndërsa unë kam qenë shumë dakord që ai nuk ka bërë kurrë Kushtetutë dhe nuk kishte si të funksiononte. Le të kthehem te të qenurit qytetar i këtij vendi që do të kem prokuror sipas gjithë gjasave Ferdinand Elezin. Unë e kam takuar vetëm një herë atë që do të jetë prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm i vendit tim.

Një herë që më mjaftoi për të mos e takuar më kurrë ose më saktë atij nuk ju desh të më takonte. Ka qenë koha kur punoja te stafi i gazetës TemA dhe prokuror i përgjithshëm ishte Dhori Sallaku! Kisha botuar një shkrim atë ditë te TemA. Po qëndroja te një lokal pranë Zjarrfikses me një kurshëri dhe një shokun e tij kur një makinë me xhama të errët ndaloi. Një kolege më kishte telefonuar pak më parë se po më kërkonin në qendër.

Ishte koha kur horrat e PS bënin ligjin dhe aq më shumë bënin dhe gazetarin duke i mbyllur gojën atyre që ishin të tillë në të vërtetë. U hap dera e pasme dhe dikush më therriti në emër. Nuk e njihja. Më ftoi të hipja në makinë për të sqaruar diçka. Kurshëriri dhe shoku që kisha në tavolinë më bënë shenjë që të mos shkoja, por bëra të kundërtën. Mendova se është më mirë ta sqarosh një gjë qoftë dhe me dhimbje se sa të lesh një dhimbje më pas tek fëmijët. Kam pasur një çantë të dalë boje dhe me të në dorë hipa në makinë. Ishin tre vetë. Njërin e njoha dhe e njoh edhe sot. Sapo u ula ndjeva një goditje në brinjë, por ai që ishte ulur para ulëriri se kishin porosi të mos më preknin.

Kur u ngrita nga tavoplina i lashë nr e Mero Bazes dhe i thashë po u vonova shumë , telefononi dhe vereni në dijeni se cfarë më ndodhi. Në fakt kjo ishte hera e dytë. Duke e njohur mirë atë që ishte ulur në krah të shoferit dhe duke e dëgjuar se do shefi, u binda se më kë do të takoja dhe pse kur mbërrita kisha gabuar. Më dërguan në një lokal në autostradë, ka një emër të njohur edhe sot dhe nuk po e përmend se nuk është faji i tyre. Ishte ulur në një tavolinë në fund dhe po më priste.

Nuk ishte njeriu që mendoja unë, ishte Ferdinand Elezi. Jam i bindur se me gjithë morinë e krimëve që ka zbuluar dhe ceshtjet që ka pasur kjo skenë do ti rikujtohet. I telefonoi Dhori Sollakut dhe i tha se e kishte në tavolinë atë porosinë (porosia isha unë gazetari) dhe se do të sqaronte muhabetin. Nuk e degjoja cfarë thonte Dhori Sollaku por dëgjoja këtë që thonte se do të bënte të pamudurën.

Më foli për shkrimin që kisha botuar. Më pas më doli në temë që duhet ta përgënjeshtroja. I thashë se nuk ishte më në kompetencën time përgënjeshtrimi. Atë duhet ta bënte shefi im që ishte z. Baze. Ndërkohë nga ana tjetër i kërkonin konfirmimin dhe nga emri në cel ishte z. Sallaku, në atë kohë prokuror i Përgjithshëm. Qëndruam shumë pak aty dhe më pas u nisëm në zyrë.

Nuk dija në isha marrë peng nga ata që më lanë apo isha në duart e shtetit , të prokurorit për të më mbrojtur nga ata që më derguan aty. Rrugës mora kërcënimin në formë shoqërore që edhe mund të më priste fletë arresti dhe duhet të bisedonim te zyra e tij. Kështu shkuam në prokurorinë e Durrësit dhe kërkesa pasi u ndez një aparat ishte e hapur duhet ta përgënjeshtrosh nesër shkrimin me cdo kusht. Më dhembi më shumë se ai grushti në brinjë i atij rrugaçit që sot harron cafrë ka bërë dhe më kërkon dy mijë lekë rrugës. I kërkova të flas me zotin Baze dhe pranoi.

Nga ana tjetër e telefonit i shpjegova zotit baze se cfarë po më kërkohej dhe dëgjova zërine tensionuar të tij. Jo do të japim fakte të asaj që ka ndodhur në Sdarandë dhe jo ta përgënjeshtrojmë. Jam i bindur se nga toni i Bazes që fliste nga ana tjetër e telefonit Ferdinand Elezi e dëgjoi vetë përgjigjen! Gjithcka mbaroi me një fjali kur po dilja. Ishte një zë i mekur…ai nuk mund ta bënte realitet porosinë e shefit, në atë kohë Sollakut për ta përgënjeshtruar atë që ishte shkruar. Nuk ma dha dorën , thjeshtë më tha se “ne të djathtët po ja fusnim njeri tjetrit”.

E di që mund të duket si një ngjarje banale, e di që sot mund të mos përcjell asnjë ngarkesë dhe as që e mendoj se pjesa e rrezikshme e asaj që ndodhi është te personi im. Z. Donald Lu ajo që më tremb është fjalia e atij që merrte urdhëra nga Sollaku për një përgënjeshtrim gazetareskt se do bëhej nami dhe përfundoi në një fjali që rrënqethi prokurorin, më bëri mua të dyshoj te shkrimi dhe bëri avokatin tim të qesh me të madhe: ne të djathtët po ja fusim njëri- tjetrit. Kanë kaluar një dekadë e gjysëm nga atëherë dhe ndoshta kanë ndërruar bindjet! Te jete ky valle prokurori im! /Fax

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet