Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

FOTO, EMRAT/ Kapen bosët shqiptarë të trafikut të drogës në Itali, si e merrnin drogën nga Ballkani

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e trafikut të drogës.

Shqiptarët e arrestuar janë Fabian Gjergji, 28-vjec dhe Klesti Qose 29-vjec.

Këta dy shtetas operonin në qytezën e Polluno-s dhe trafikonin sasi të mëdha droge të llojit heroinë dhe marijuanë.

Operacioni i koduar “Kali i Zi”, që nisi me arrestimin e 8 personave, arriti të çonte pas hekurave dy shqiptarët që rezultuan të kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike në periferi  të Caserta-s.

Duke shfrytëzuar një rrjet aktiv në Salento, dy shqiptarët merrnin drogë nga Ballkani dhe furnizonin tregun italian.

Gjatë kërkimeve të ditës së sotme, një sasi e konsiderueshme heroine u gjet e fshehur në një lavatriçe në banesën e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet