Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Elbasan-Tiranë

Aktualitet

Shembja e një masivi shkëmbor është bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël. Në një njoftim zyrtar të policisë së Elbasanit bëhet me dije se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për më shumë policia e Elbasanit njofton qytetarët se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.

ME TE LEXUARAT