ISIS bën thirrje të frikshme në gjuhën shqipe: Përgjakni festat e fundvitit!

Bota

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim”, ky është kërcënimi që agjencia e lajmeve e ISIS-it në shqip, me afro 400 ndjekës, po shpërndan te pasuesit e saj, duke kërkuar përgjakje të festave të fundvitit. “E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë kërcenim

Edhe pse organizata terroriste, e ashtuquajtura Shteti Islamik (ISIS), po humb territor të konsiderueshëm çdo ditë në Siri e Irak, operacionet e saj në Evropë nuk i ka lënë anash. Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, ISIS-i ende nuk është ngopur me dhunë. Dhe, thirrja e fundit e ISIS-it për t’i përgjakur festat e fundvitit vjen në gjuhën shqipe.

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”./express

ME TE LEXUARAT