Përmbytjet/ Qytetarët duhet të dokumentojnë vetë dëmet, avokati jep këshillat

Aktualitet

Ndërsa vëmendja e institucioneve është fokusuar sot në jug të vendit, kryesisht në zonën e Vjosës që vazhdon të mbetet ende një pikë e lartë rreziku, duket se të tjerë qytetarë në të gjithë Shqipërinë duhet të kujdesen për dëmet që përmbytja la pas.

Në një postim në FB, avokati Adriatik Lapaj sqaron procedurën për qytetarët e dëmtuar, të cilët duhet ta iniciojnë vetë atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TË PËRMBYTURIT

SHPËRNDAJENI SE NDOSHTA NDIHMOJMË!

Të dashur bashkëqytetar uroj që të ketë sa më pak dëme në këto ditë të vështira!

E di që ju sot jeni të çorientuar por më duhet t’u sjell në vëmendje se nuk duhet të neglizhoni dokumentimin e dëmeve në pronat tuaja.

Nëse do ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme do ishte detyrë e strukturave të njësive vendore të ngrinin grupe pune për dokumentimin e dëmeve tuaja, por gjendur përballë mos shpalljes së saj ju duhet të inicioni vetë procesin rast pas rasti në njësinë vendore ku ndodheni.

Ju duhet të veproni si mëposhtë:

III. Procedura në rastet kur nuk shpallet gjendja e emergjencës civile

Në rastin kur nuk është shpallur gjendja e emergjencës civile, fatkeqësisë natyrore, ndiqen këto

procedura:

1. Procedurat e vlerësimit të dëmeve

a) Familjet që kanë pësuar dëme, shkaktuar nga fatkeqësi të ndryshme natyrore ose fatkeqësi të

shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, paraqesin kërkesën e tyre për ndihmë financiare pranë organit të

qeverisjes vendore përkatëse.

b) Drejtuesi i organit të qeverisjes vendore verifikon vërtetësinë e fakteve të paraqitura në

kërkesë, nëpërmjet komisionit të ngritur me urdhër të tij, i cili mban dhe procesverbalin e konstatimit të

gjendjes për dëmet e shkaktuara.

c) Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e hartimit të procesverbalit është 5

(pesë) ditë.

ç) Sipas rastit, me kërkesë të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, këshilli i qarkut

përkatës krijon komisionin e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, i

cili pas vlerësimit të dëmeve sipas përcaktimeve të bëra në shkronjën “ç” të pikës 2 të kreut II të këtij

vendimi, përcakton masën e dëmshpërblimit për familjet e dëmtuara.

d) Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e

banimit, bëhet në përputhje me shkronjën “e” të pikës 2 të kreut II të këtij vendimi.

dh) Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e vlerësimit të dëmeve të jetë 15

(pesëmbëdhjetë) ditë.

e) Bashkia ose komuna harton kërkesën për dhënien e ndihmës së menjëhershme, për sigurimin e

jetës dhe kushteve të përkohshme për jetesë të qytetarëve, si dhe për shpenzime të tjera për përballimin e situatës emergjente.

ë) Këshilli i komunës ose i bashkisë, pas shqyrtimit të procesverbalit të konstatimit të gjendjes

dhe të dokumentacionit të vlerësimit të dëmeve, merr vendimin për dhënien e ndihmës financiare, në të

cilin përmendet dhe masa e ndihmës së dhënë nga ky organ.

f) Institucioni i prefektit të qarkut konfirmon bazueshmërinë ligjore të vendimit të lëshuar nga

këshilli i komunës ose i bashkisë.

 

 

ME TE LEXUARAT